Polici ka shpëtuar kolegen e kapur me korrupsion

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.L., punonjës policie në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare – Jug, për shkak të dyshimit për veprat penale “pakujdesi në shërbim” dhe “falsifikimin të dokumenteve”, raporton Alfax.
Polici Z.L. në cilësinë e punonjësit të policisë dhe kryetarit të komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, nuk ka ndërmarrë veprime kundër koleges së tij S.A., punonjëse e stacionit të kontrollit kufitar dhe mbikëqyrjes kufitare të Policisë Bogorodica,e cila ishte kapur duke marrë ryshfet. Madje polici Z.L. ka falsifikuar nënshkrimin e një anëtari të komisionit, i cili nuk ka marrë pjesë në marrjen e vendimit për ndërprerjen e procedimit ndaj S.A.
“Në këtë mënyrë i akuzuari i ka shkaktuar dëm reputacionit të MPB-së. Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale do të paraqesë kallëzim penaë kundër Z.L. Do të inicojë procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thonë nga Ministria e Brendshme.Alfax



