Qytetarët më së shumti besojnë te ushtria dhe institucionet fetare, nuk i besojnë gjyqësorit

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë besimin më të madh te ushtria me 44 për qind, pasuar nga institucionet fetare me 35 për qind, policia me 28 për qind dhe presidenti i shtetit me 24 për qind, tregojnë rezultatet e sondazhit “Eurometer 2024”, realizuar nga Qendra për Strategji Evropiane – Eurothink. Qeveria është tradicionalisht në mes të renditjes me një besim prej 18 për qind dhe besimin më të ulët e ka Kuvendi me 12 për qind dhe Prokuroria dhe gjyqësori me nga 9 për qind.
Anketa është realizuar përmes telefonit nga agjencia “Brima” në një kampion përfaqësues prej 1001 të anketuar në periudhën nga 31 janari deri më 14 shkurt të këtij viti me marzh gabimi prej 3,1 për qind.
Në këtë matje vihet re një rritje e vogël e besimit tek policia, e cila është institucioni në fokus të këtij projekti.
Tradicionalisht ushtria dhe bashkësitë fetare janë në dy vendet e para, ndërsa policia në vendin e katërt, por këtë herë në vendin e tretë.
Më pas vijon presidenti i shtetit, organizatat joqeveritare dhe institucionet e inteligjencës së sigurisë.
Qeveria është diku në mes me 18 për qind besim, Antikorrupsioni dhe Avokati i Popullit janë me 15 dhe 13 për qind, dhe në fund janë Parlamenti, gjyqësori dhe Prokuroria.
Eurothink theksoi se në matje është shprehur kryesisht mosbesimi, përveç dy institucioneve të para.



