Specializantët privatë në grevë të përgjithshme nga e hëna

Specializantët privatë kanë paralajmëruar një grevë të përgjithshme nga e hëna. Në njoftimin e sotëm ata shprehen se pavarësisht protestës së specializantëve privatë më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësisë në Qeverinë Teknike, Ilir Demiri, më 2 prill, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.

– Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, na është premtuar se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit me ministrin, më 3 dhe 9 prill janë mbajtur dy seanca të Qeverisë, në të cilat sipas informacioneve publike të Qeverisë, kërkesat tona nuk janë diskutuar në asnjërën prej tyre, thuhet në njoftim.

Prandaj, siç thuhet në njoftimin e dërguar në emër të specializantëve privatë në universitetet e shkencave mjekësore “Kirili dhe Metodi” dhe “Goce Dellçev” – Shtip, ata janë të detyruar të ndërmarrin hapin tjetër – t’i bashkohen grevës së përgjithshme nga 15 prilli”

Bëhet e ditur se greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button