Vankovska propozon një Kushtetutë të re dhe dalje nga NATO

Biljana Vankovska, kandidatja e së “Majtës” për presidente deklaroi se është e nevojshme të fillojë procedura për daljen e Maqedonisë nga NATO.

“Si një vend i varfër që nuk ka zhvillim ekonomik dhe çdo vit ndan më shumë se dy për qind të PVB-së kombëtare për NATO-n, ne vetëm po zhytemi në varfëri dhe ajo që ndajmë shkon për financimin e luftërave të jashtme”, u tha Vankovska qytetarëve të Shkupit nga komuna e Karposhit.

Profesorja universitare përsëriti avokimin e saj zgjedhor për miratimin e një Kushtetute të re që nuk do të jetë etnike, por civile, e bazuar në parimet e “drejtësisë së klasës sociale dhe mundësive të barabarta”.

– Duhet miratuar një Kushtetutë e re në vend që të tejkalohet pjesa se kush do të hyjë në preambulë. Ajo Kushtetutë do të jetë moderne, sepse ne do ta miratojmë për vete si një komunitet politik që nuk do të ndahet sipas kuotave etnike, me oligarki dhe etnotribalizëm, por një kushtetutë shoqërore, e bazuar në parimet e drejtësisë së klasës shoqërore dhe mundësive të barabarta, deklaroi Vankovska.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button