Ministria e Brendshme në Gaza: Rreth 900 mijë njerëz ende jetojnë në Gaza dhe provincat veriore

Ministria e Brendshme e Gazës tha se rreth 900 mijë qytetarë ende janë duke jetuar në Gaza dhe provincat veriore të Rripit të Gazës, pavarësisht presionit izraelit për t’i detyruar ata të migrojnë, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Gaza, Iyad al-Bezm, ka dhënë informacionin e fundit mbi situatën në Rripin e bllokuar të Gazës, i cili prej një muaji është nën sulme të ashpra izraelite.

Duke tërhequr vëmendjen për përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza për shkak të sulmeve izraelite, Bezm tha se në Gaza dhe provincat veriore nuk kanë ujë të pijshëm dhe për shkak të kësaj, njerëzit detyrohen të pinë ujë të ndotur.

Ai konfirmoi se të gjitha furrat e bukës në këto rajone, të cilat ishin në shënjestër sistematike nga Izraeli, kanë ndërprerë punën.

Duke deklaruar se edhe civilët në qendrat e refugjatëve në Gaza dhe në veri të Gazës ishin në shënjestër të sulmeve izraelite, Bezm tha se rreth 900 mijë qytetarë ende jetojnë në këto vende.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button