Osmani: Në BE deri më 2030

Kandidati presidencial i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani. Zotohet se si President i vendit të realizojë ambicjen për anëtarësim të plotë deri në vitin 2030, duke promovuar ndërkohë konceptin – më shumë integrim para anëtarësimit, në mënyrë që qytetarët të fillojnë të ndjejnë menjëherë përfitimet nga fondet e BE-së.
Dera e hekurt e BE-së është e hapur për Maqedoninë e Veriut dhe tani duhet që vendi t’i miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese.
Ishte ky mesazhi i kandidatit presidencial të Frontit Evropian Bujar Osmani në debatin publik me temë “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”.
”Zotimi i parë është bashkimi evropjan deri në vitin 2030, duke qenë i bindur se kjo është e vetmja alternativë për të vazhduar zhvillimin e shtetit. Në vitin 2024, nuk ka qeveri para se të bëhen ndryshimet kushtetuese ose pa një marëveshje për ndryshimet kushtetuese hapim kapitujt në vitin 2024 me hapjen e kapitujve fillon reforma më e madhe në shtet”, u shpreh Bujar Osmani.



