Siljanovska: Do ta kthejmë krenarinë maqedonase

Para Qeverisë u mbajt tubimi i parë i organizuar nga VMRO DPMNE, i cili shënoi fillimin e fushatës presidenciale për kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Në fjalën e saj, Siljanovska Davkova përmendi ASNOM-in si momentin më të rëndësishëm të shtetësisë dhe siç u shpreh, krenarisë maqedonase.

“Krenaria nuk mund të blihet apo të jepet. Krenaria është e merituar. Ky është viti kur festojmë 80 vjet të shtetësisë maqedonase, 80 vjet të ASNOM-it. Partizanët u frymëzuan nga Ilindeni i parë dhe prandaj hynë në Ilindenin e dytë, në luftën për liri.

Kështu ndërtohet krenaria, ata vdiqën për ne, për ta bërë Maqedoninë krenare, këtë duhet ta respektojmë. Ata e meritojnë, njerëzit tanë këtu e meritojnë”. tha Siljanovska Davkova.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button