Kërmill para Postës së Maqedonisë

Një skulpturë e një kërmilli është vendosur sot para Postës në Shkup, në kuadër të aksionit gueril të Qendrës për Arte Bashkëkohore të titulluar “Posta është e shpejtë, vetëm vjen ngadalë”. Organizatorët theksojnë se me këtë aksion duan të theksojnë problemin me dinamikën e ngadaltë të dërgesave.

Nga Qendra për Arte Bashkëkohore thonë se në të njëjtën kohë me aksionin përkrahin edhe sindikatat e punonjësve të postës të cilët më herët kanë dalë në grevë, duke kërkuar paga të papaguara, si dhe riorganizim të veprimtarisë së kompanisë në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime më të mira postare.

Në figurën e vendosur shkruan poashtu “Përkrahje për Sindikatën e Punëtorëve të Postës së Maqedonisë së Veriut në përpjekjen e tyre për të krijuar një ndërmarrje publike funksionale që do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve”.

Ideja për aksionin është frymëzuar nga fakti se, siç thonë organizatorët, edhe pse ka kaluar 1 Prilli, shumë qytetarë ende marrin kartolina për Vitin e Ri, e disa prej tyre vonohen.

Në përgjithësi, ata thonë se dërgesat postare lëvizin me ritmin e kërmillit dhe pikërisht për këtë kanë krijuar skulpturën, duke dashur të nxjerrin në pah problemin dhe të ushtrojnë presion publik për të përmirësuar kushtet në Postë dhe për të zbuluar problemet me të cilat përballet kompania dhe punonjësit e saj.

Aksioni është pjesë e programit Urban Art Actions të Qendrës për Arte Bashkëkohore, e cila komunikon në mënyrë krijuese dhe lufton për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button