175 këmbësorë të gjobitur

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.03.2024) në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 16:00 ka kryer kontroll të komunikacionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 175 këmbësorë, prej tyre 155 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve… Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 135 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore.

Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në një vendkalim të shënuar për këmbësorë, sepse mosrespektimi i rregullave të trafikut do të sanksionohet. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button