168 sanksione për shpejtësi

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.04.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 168 drejtues mjetesh.
Prej tyre, tetë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 75 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 93 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.



