VLEN-i edhe në Strugë

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN sonte është ndalur në Strugë ku krerët e këtij koalicioni kanë bërë hapjen e shtabit.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë qindra mbështetës.
Me pjesëmarrjen e krerëve të koalicionit VLEN dhe qindra aktivistëve e mbështetësve të këtij koalicioni, hapëm sot shtabin zgjedhor në Strugë.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, theksoi para struganëve se VLEN tashmë është përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve, pasi BDI-ja e braktisi kampin politik shqiptar dhe po kërkon shpëtimin në koalicione multietnike.
Prezenca masive e struganëve e dëshmon se Struga është e etur për ndryshim.
Struga VLEN!”, shkruan në komunikatën e VLEN-it.



