Shpallet konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme

Ministria e Arsimit ka hapur konkursin për regjistrim të nxënësve në shkolla të mesme.
Vendet e lira në shkollat e qytetit të Shkupit dhe komunat në mbarë vendin për arsimin e mesëm, profesional dhe artistik, për shkollën e mesme matematiko-informatike, për Akademinë sportive dhe për shkollat për mësimdhënien e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore janë të shënuara në konkurs, raporton Alfax.
Regjistrimi i nxënësve do të jetë elektronik përmes lidhjes në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në Schools.mk .
Në periudhën e regjistrimit të qershorit ka dy regjistrime – i pari do të jetë nga data 20 qershor deri më 25 qershor, kur do të dorëzohet në shkolla dokumentacioni i nevojshëm. Renditja përfundimtare nga regjistrimi i parë do të jetë më 26 qershor.
Regjistrimi i dytë elektronik do të bëhet në datat 1 dhe 2 korrik 2024, kur edhe dokumentet do të dorëzohen në shkolla dhe secila shkollë do të publikojë listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e disponueshme më 3 korrik 2024.
Në periudhën e regjistrimit në gusht, regjistrimi do të bëhet më 21 gusht 2024.
Konkursi përmban kushtet dhe kriteret e regjistrimit, udhëzimet për zhvillimin e konkursit, afatet e regjistrimit me detaje për kalimin e testeve kualifikuese dhe publikimin e rezultateve.
Në këtë lidhëze gjeni listën e plotë të shkollave dhe vendeve të lira në drejtimet përkatëse.Alfax.



