Partia Demokratike Turke në “frontin evropian” të Ahmetit

Edhe një parti bëhet pjesë e koalicionit të BDI-së në prag të zgjedhjeve Paralemnatre. Kryetari i Partis Demokratike Turke, Bejxhan Iljaz pas nënshkrimit të bashkëpunimit më ahmetin, deklaroi: “Jam i bindur se do të fitojmë edhe në Gostivar”.
“Kisha disa takime me subjektet tjera politike dhe propozimi i këtij Fronti ose shtrirja e dorës e zotri Ahmetit, na u duk se është më e sinqerta. Nuk është me rëndësi marrëveshja ose pozita, sepse po bisedohet shumë për pozita, por mund të them se si parti i kemi pozitat më të mira në histori”, tha kreu i Partisë Demokratike Turke.
“Për gjëra të vogla, projekte të mëdha, ne asnjëherë as nuk i cënojmë as nuk i lëndojmë, kështu që nuk bëhet fjalë për numra, por bëhet fjalë për filozofi, për vizione dhe për ardhmëri”. Të dy kryetarët përsëritën se bashkëpunimi i tyre nuk do të jetë vetëm në këto zgjedhje, por do të vazhdoj edhe për zgjedhjet lokale”, deklaroi Ahmeti.

