Sela thërret Kuvendin, merret vendimi se me kë do të shkojë në zgjedhje

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës, ka thirrur një mbledhje urgjente të partisë në orën 15:00 nesër. Siç shkruan në njoftimin me shkrim të dërguar mediave, në orët e pasdites së nesërme Kuvendi do të mblidhet në Shkup, raporton Alfax.

Siç mëson Alfax, tema e vetme për të cilën do të diskutohet dhe vendoset është se si Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës do të shkojë në zgjedhje. Nëse do ta pranojë ofertën e BDI-së, të Opozitës Shqiptare apo të mos dalë fare në zgjedhje për shkak të çështjeve të pazgjidhura juridike lidhur me partinë.Alfax

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button