Delegacionin i KiE për vëzhgimin e zgjedhjeve në RMV, të keni zgjedhje të drejta dhe demokratike

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti delegacionin e komisionit ad-hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë në mision parazgjedhor në vend, raporton Alfax.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, në takim u bisedua për rrjedhën e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni nga komisioni ad-hoc i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës informoi për objektivat e misionit të tyre parazgjedhor, si dhe për aktivitetet, pritshmëritë dhe rolin e tyre në procesin zgjedhor, raporton Alfax.

Në takim u shpreh pritshmëria që zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të jenë të ndershme, demokratike dhe në një atmosferë paqësore, në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar dhe detyrimet dhe standardet ndërkombëtare.

Presidenti Pendarovski theksoi se si vend anëtar i NATO-s dhe shtet që pretendon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, është e nevojshme që në zgjedhjet e ardhshme të tregohet profesionalizëm maksimal nga institucionet shtetërore dhe korrektësi dhe pjekuri politike nga të gjitha subjektet politike të përfshira në procesin zgjedhor.Alfax

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button