Bekim Qoku apel Selës: Miku im, hajde në VLEN, mos u turpëro me Ahmetin!

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut dhe këshilltar i kryeministrit Kurti, Bekim Qoku, i është drejtuar publikisht Ziadin Selës me thirrje që t’i bashkëngjitet koalicionit VLEN, pas deklaratës së Selës se është i detyruar të zgjedh mes dy blloqeve shqiptare.

Ai i bëri thirrje Selës të mos turpërohet duke shkuar në koalicion me Ali Ahmetin.

Ja postimi i plotë i Bekim Qokut:

 

“Miku im i vjetër, Ziadin Sela, e dëgjova sot deklaratën tënde, se je i detyruar të zgjidhësh mes dy blloqeve shqiptare.

I dashur Ziadin, nëse je aty ku ke qenë, me sinqeritet të plotë të ftoj të vish tek VLEN. Ti nuk i takoni asaj fotografie të turpshme që u shpërnda dje. Eja tek VLEN, do ta gjesh respektin e merituar dhe nderin e duhur. E them këtë ngaqë dua të të shoh si pjesë të fitores së madhe. Aq sa njihemi, mund të them se jam thellësisht i bindur që rruga e drejtë është ajo me ne. Unë e di se ka argumente për ta kritikuar këtë koalicion, por nuk mund të gjej asnjë që e përligj “Frontin” e Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Musa Xhaferit. Ti je mbrujtur nga lënda opozitare. Vendi yt është në krahun tim, aq sa vendi im në krahun tënd.

Të fala të sinqerta nga niku yt i vjetër, nga Bekimi i Vetëvendosjes, dhe nga VLEN!”, shkruan Qoku.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button