VLEN hapi shtabin zgjedhor në Haraçinë

Koalicioni i partive opozitare shqiptare VLEN vazhdon me hapjen e shtabeve zgjedhore nëpër komunat shqiptare. Sot, VLEN hapi shtabin në Haraçinë të Shkupit.
Qindra përkrahës të VLEN-it nga Haraçina morën pjesë në hapjen e shtabit, bashkë me kryetarët e partive në koalicion, dhe kandidatin për president nga VLEN-i, Arben Taravarin.
Përfaqësuesit e VLEN-it thanë se shqiptarët i janë bashkuar ndryshimit me këtë koalicion, dhe kjo do të konfirmohet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill dhe në zgjedhjet parlamentare më 8 maj.




