Ali Ahmeti: U bëmë bashkë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti po e cilëson si historike marrëveshjen për koalicion që sot e nënshkruajti me disa parti për at5 që e quajnë “front evropian”.
“Bashkë me Menduh Thaçin, Skender Rexhepin – Zejdin dhe Arijanit Hoxhën vendosëm sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë nënshkrimet tona në marrëveshjen historike të koalicionimit në kuadër të Frontit Europian.
Na bashkon si asnjëherë më parë një horizont, ai drejt Europës dhe vetëm të bashkuar mund të largojmë pengesat drejt këtij shtegu pa alternativë tjetër përparimi. Unë nuk dyshoj fare në fitoren tonë të madhe sepse qëllimin e kemi të drejtë!
Ditëve në vijim frontit tonë progresiv do t’i bashkangjiten edhe forca tjera politike!
Bashkë le t’i themi JO Rusisë, PO Europës!”, ka shkruar Ahmeti.



