Ende nuk dihet se si erdhi deri te ngordhja e qenit në Tetovë, që ra nga largësia e ndërtesës

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka dalë me një njoftim të ri për rastin e ngordhjes së qenit, pasi ra nga lartësia e ndërtesës në Tetovë.
Siç kuptohet, hidhet poshtë pretendimi se ndonjë person qëllimshëm ka hedhur qenin nga largësia, pas çfarë nuk ka as të dyshuar apo të kapur nga organet e rendit.
Janë marrë në pyetje zjarrfikësit, banorët për rreth, po ende nuk është konstatuar se si ka arritur qeni lartë dhe pse erdhi te ngordhja e tij.
“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, menjëherë pas raportimit, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit të qenit endacak të rënë nga kati i gjashtë i një objekti banesor në ndërtim në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë. Janë zhvilluar biseda zyrtare me dy zjarrfikësit të cilët janë thirrur për kapjen dhe largimin e qenit nga objekti ku punëtorët po kryenin punimet e ndërtimit, si dhe me raportuesin dhe dëshmitarin okular të rënies së qenit. Në të njëjtën kohë, është konstatuar se nuk janë të sakta spekulimet se dikush e kishte shtyrë dhe hedhur qenin. Vendi ku ka rënë është fotodokumentuar dhe pasi të jenë plotësuar të gjitha materialet zyrtare do të përgatitet raport me shkrim dhe do t’i dorëzohet prokurorit publik”, thonë nga SPB Tetovë.



