Petrovska: Nuk ka asgjë të diskutueshme për blerjen e helikopterëve

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska edhe një herë ka ripërsëritur se nuk ka asgjë të diskutueshme për blerjen e helikopterëve për ARM-në në vlerë prej 230 milionë eurosh, të cilat u bënë objekt i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Nuk ka asgjë të diskutueshme për këtë blerje KSHPK ka të drejtë të hetojë nëse ka dyshime dhe të hapë një çështje. Procedura është kryer në përputhje me ligjin. I mirëpres përpjekjet e Komisionit Kundër Korrupsionit dhe unë si ministër dhe e gjithë ministria do të bashkëpunojmë plotësisht dhe do të dorëzojmë të gjitha dokumentet që do të ndihmojnë në hetim. Prokurimi është në përputhje me Aktin e Prokurimit të Sigurisë së Mbrojtjes. Të gjitha dokumentet janë miratuar, ky prokurim është i paraparë në planin e prokurimit të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ndër të tjera Petrovska.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button