156 gjoba për shpejtësi

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.03.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 156 drejtues mjetesh.

Prej tyre, pesë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 73 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 83 jashtë vendbanimit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button