NATO po ndërton bazën më të madhe ushtarake në Evropë në Rumani

Ka nisur puna për bazën më të madhe ushtarake të NATO-s në Evropë, me seli në Rumani.
Një zonë me madhësinë e një qyteti të vogël, që mbulon një sipërfaqe prej gati 3,000 hektarësh, do të jetë në gjendje të strehojë përgjithmonë deri në 10,000 ushtarë të NATO-s dhe familjet e tyre.
Projekti, me vlerë 2.5 miliardë euro, përfshin pista, platforma armësh, hangarë për avionë ushtarakë, por edhe shkolla, kopshte, dyqane, madje edhe një spital – raporton “Tanjug” duke iu referuar rumun “Euronews”.
Baza e Mihail Kogalniceanu pranë Detit të Zi, në zonën e Konstancës, ku ndodhet ushtria rumune, do të kthehet në vendndodhjen më të rëndësishme të NATO-s në Evropë.
Punimet e zgjerimit janë në ritëm të plotë dhe kur të përfundojë, kjo bazë do të kalojë në përmasa bazën gjermane Ramstein.
– Ajo bazë do të bëhet struktura më e rëndësishme ushtarake e përhershme e NATO-s në afërsi të konfliktit në Ukrainën jugore. Ky konflikt nuk do të përfundojë këtë vit, as në vitin 2025 apo 2026, është një konflikt afatgjatë – theksoi Dorin Popescu, analist gjeopolitik.



