Ka vetëm 50 vaksina të kollës së keqe për të rriturit, të bllokuara në MALMED

Pas një pushimi njëjavor, fëmijët që morën tre doza DiTePer janë rikthyer sot në kopsht. Institucionet parashkollore hapën dyert për këto fëmijë me kusht që në periudhën e ardhshme të vazhdojnë me imunizimin sipas kalendarit të detyrueshëm. Kështu vendosën autoritetet shëndetësore pasi masa e mëparshme kufizuese për vaksinimin e plotë zbrazi çerdhet, zemëroi prindërit, por tregoi edhe se mijëra fëmijë janë vonuar me rivaksinimin e parë.
– Ka ende një numër të madh të fëmijëve që nuk e kanë marrë rivaksinën. Bëhet fjalë për fëmijë 3, 4, 5, 6 vjeç dhe sot në mëngjes kemi pasur turma më të mëdha me fëmijë të tillë që ishin për rivaksinimin e parë. Numri i fëmijëve që nuk e kanë marrë dozën e tretë të DiTePer është më i vogël, thotë doktoresha Beti Gelejçevska Ilkoska nga qendra e vaksinimit në Poliklinikën e Bukureshtit për Tv Sitel.
Rivaksinimi i parë është në 18 muaj dhe shumë e kanë zgjatur atë duke e shtyrë MRP-në. Por sërish mund të jetë pengesë për kopshtin nëse fëmija nuk e merr në 6 muajt e ardhshëm.
Sot nuk ka pasur shqetësime para kopshteve dhe mungojnë vetëm një numër i vogël i fëmijëve.
– Ata që janë të vaksinuar po shkojnë, ata që nuk janë të vaksinuar të vaksinohen, se po rrezikojnë ata që vaksinohen rregullisht… tashmë e kemi dhënë vëretimin e vaksinimit para një muaji, thonë qytetarët.
Ndërsa vaksinat e të rriturve për tu mbrojtur nga kolla e keqe nuk janë ende të disponueshme në qendrat e shëndetit publik. Të tilla janë vetëm 50 në numër dhe për momentin i nënshtrohen procedurave administrative në MALMED. Rekomandohet që gratë shtatzëna të vaksinohen në tremujorin e tretë të shtatzënisë për të mbrojtur të porsalindurin kur ai të vijë në botë.



