Izraeli nuk është serioz për të negociuar armëpushimin në Gaza

Qeveria izraelite nuk është serioze për të negociuar një armëpushim në Gaza, por ajo është nën presionin e një segmenti të publikut izraelit dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Marwan Bishara.
Megjithatë, mbajtja gjallë e koalicionit qeveritar është më e rëndësishme për Netanyahun sesa mbështetja amerikane.
“SHBA-ja thjesht po i hap rrugën Izraelit për të vazhduar luftën e tij, duke folur në të njëjtën kohë në mënyrë retorike për paqen dhe vlerat demokratike”, shkruan Bishara.
“Nuk është e qartë se kërkesa e SHBA-së që Izraeli të evakuojë Rafah-n përpara një ofensive tokësore. Po sikur të mbeten 2000-3000 palestinezë, a është në rregull t’i vrasim ata?! Dhe si ka mundësi që plani amerikan për të evakuuar dhe zhvendosur – përsëri – mbi një milion njerëz po kalon tani për të bërë gjënë racionale?”, shkruan Bishara. /AlJazeera/ Alfax.mk/



