Vjedhje me armë në Kumanovë, arrestohen dy persona nga Shkupi

Janë arrestuar dy persona nga Shkupi të cilët gjatë mbrëmjes së djeshme ishin përfshirë në një grabitje të armatosur në Kumanovë.
“Policët nga SPR Kumanovë sot kanë ndaluar MA (28) dhe EA (32), të dy nga fshati Bukoviq, Shkup. Ata dyshohet se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve Range Rover me targa të Shkupit ka goditur automjetin e pasagjerëve Volkswagen Passat, i cili drejtohej nga S.S. (63 ) nga Kumanova, gjatë së cilës kanë qëlluar në drejtim të S.S. dhe i kanë marrë një çantë me para dhe më pas i kanë vënë flakën automjetit Range Rover”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës.



