Orban bën thirrje për të “pushtuar Brukselin”

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban e krahasoi BE-në me pushtuesit perandorakë, dhe gjithashtu e quajti botën perëndimore një burim të pafytyrësisë dhe shkatërrimit, raportojnë mediat hungareze, përcjell Alfax.mk.

“Ata fillojnë luftëra, shkatërrojnë botën, rivizatojnë kufijtë e vendeve dhe gllabërojnë gjithçka si karkaleca. Ne hungarezët jetojmë ndryshe dhe duam të jetojmë ndryshe…

Brukseli nuk është perandoria e parë që synon Hungarinë. Popujt e Evropës sot kanë frikë se Brukseli do t’ua heq lirinë… Nëse duam të ruajmë lirinë dhe sovranitetin e Hungarisë, nuk kemi zgjidhje: duhet të pushtojmë Brukselin”, ka thënë Orban.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button