Xhaferi-Larson: Me anëtarësimin e Suedisë, NATO bëhet më e madhe dhe më e fortë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vend, Ami Larson Xhein. Kryeministri Xhaferi drejtoi urime ndaj ambasadores Larson Xhein për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë në NATO dhe i dorëzoi letër urimi drejtuar Kryeministrit suedez Ulf Kristerson. Me këtë rast, theksoi se me këtë akt historik, Aleanca bëhet më e madhe dhe më e fortë, e me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike, raporton Alfax.

Xhaferi theksoi se “në kushte kur bota përballet me siguri të çrregulluar dhe me sfida për vlerat dhe parimet demokratike nga ana e aktorëve autoritarë, çdo përpjekje e përbashkët është  kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë”

Ambasadorja suedeze Xhein falënderoi për urimet dhe për mbështetjen. Theksoi se “Suedia do të jetë partner i fuqishëm dhe stabil në Aleancë dhe aleat i besueshëm i Maqedonisë së Veriut”.  Larson Xhein foli edhe për elementet kryesore që Suedia i sjell në Aleancë me anëtarësimin, ndër të cilat edhe aftësitë e fuqishme ushtarake në tokë, det dhe ajër, dhe njohja e territoreve nordike, raporton Alfax.

Në takim u konstatua gjithashtu se Maqedonia e Veriut dhe Suedia, ndërtojnë në vazhdimësi marrëdhënie partneriteti me dialog politik në nivel të lartë dhe kanë bashkëpunim në shumë fusha me interes të ndërsjellë. Kryeministri Xhaferi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme suedeze të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian dhe për ndihmën e rëndësishme zhvillimore suedeze në fushat që janë të dobishme për reformat.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button