Lirohet nga paraburgimi shoferi i “vrasësit të Vanjës”

I është hequr paraburgimi Stefan Dimovskit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në arratisjen e Ljupço Palevski-Pallços, i dyshuar për vrasjen e Vanjës 14 vjeçare, raporton Alfax.

Vendimin për lirimin e tij nga paraburgimi në Shutkë e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale – Shkup.

“Pas propozimit të kryeprokurorit për heqjen e masës së paraburgimit për S.D dhe caktimin e masave të sigurimit, gjyqtari në procedurë paraprake për të ka caktuar masa si ndalim largimi nga vendbanimi, konfiskim të dokumentit të udhëtimit, detyrim paraqitje në gjykatë dhe konfiskim, pra ndalim i përdorimit të patentë shoferit”,  njofton Gjykata Penale.

Jozyrtarisht, propozimi për heqjen e masës së paraburgimit është i prokurorisë, pasi për veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale, ligji nuk lejon zgjatjen e masës për më shumë se tre muaj.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button