Ushtarët e Kosovës këndojnë këngën “Mora fjalë” (VIDEO)

Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së e që filloi dje, më 5 mars, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës organizoi një sërë aktivitetesh.
Ushtarët e Kosovës para Presidentes Vjosa Osmani kënduan këngën e famshme “Mora fjalë” kushtuar komandantit legjendar Adem Jasharit. Pamjet e ushtarëve presidentja Osmani i publikoi në Facebook. /Alfax.mk/



