Përdoruesit po kanë problem për t’u kyçur në Facebook dhe Instagram

Facebooku, Messengeri e Instagrami, rrjetet sociale që janë në pronësi të Metas, janë jashtë përdorimit tash e disa minuta të martën.
Përdoruesve u janë mbyllur llogaritë në të tria rrjetet sociale.
Pasi provojnë të kyçen sërish, përdoruesve u del mesazhi “passwordi është i gabuar”.
Raportohet se është problem global.

