Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri këndojnë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës

Dy këngëtarët e njohur Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri janë bërë bashkë sot për të kënduar në Kuvendin e Kosovës.
Dyshja përformuan para deputetëve me rastin e përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Këngëtarja Shkurte Fejza këndoi këngën e saj legjendare “Mora Fjalë” e cila u shndërrua në thuajse himnin e kombëtares shqiptare në futboll.
Ndërsa, Ilir Shaqi u paraqit me këngën e tij shumë të njohur “ Sërish vjen Marsi”, poashtu kushtuar komandatit legjendar Adem Jashari.
Interpretimi i tyre u mirëprit me durtrokitje të shumta nga deputetët.
Përformanca e tyre është e para që po ndodh në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq dyshja njihen për hitet e tyre kushtuar atdheut.
Ndiqni atmosferën drithëruese nga minuti 06:30
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=769408065123350



