Raste të reja me kollë të keqe në Shkup – Vijon mbledhja e KSI

Qendra për shëndet publik – Shkup ka regjistruar katër raste të reja me kollë të keqe. Vetëm një nga rastet e konfirmuara është plotësisht i vaksinuar, dy të tjerët janë pjesërisht të vaksinuar dhe një foshnjë 11 muajshe është e pavaksinuar, raporton Alfax.

Personat me një formë të lehtë të sëmundjes që nuk e dinë se kanë kollë të mirë janë përcjellësit më të mëdhenj që në simptomat e para. Pacientët e sëmurë mund ta trasmetojnë sëmundjen deri në rreth 3 javë pas fillimit të kollës.

Për shkak të situatës aktuale me sëmundjen në vend, Komisioni për Sëmundje Infektive ka caktuar mbledhje për sot, ku pritet të merren masa të reja, duke marrë parasysh gjendjen aktuale me pertusis në Shkup, por edhe mundësia që kolla e keqe të përhapet edhe në qytete të tjera të vendit.

Me shumë mundësi do të merret një vendim që kopshtet të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është në pritje të harmonizimit të mëtejmë të udhëzimeve dhe konkluzioneve të Komisionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të vepruar.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button