MPB me detaje nga aksidenti në Kërçovë: Humb jetën 46-vjeçari

Një 46-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në një aksident trafiku dje rreth orës 18:00 në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar në afërsi të fshatit Kollare, pasi automjeti me të cilin drejtonte ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë një pasagjere e mitur.
“Me datë 01.03.2024 në ora 18:20 në stacionin policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kollare, automjeti i udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.N.(46) nga Shkupi, doli nga rruga. Njëkohësisht nga plagët e marra 46 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Një pasagjere e mitur femër ka pësuar lëndime të rënda, konfirmojnë nga spitali i Kërçovës”, njofton SPB-Ohër.



