Zv/ministrja e Drejtësisë: Palevski do të ekstradohet pas kompletimit të dokumenteve administrative

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska-Madiq, tha se vrasësi i Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit pritet të ekstradohet menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative.

“Ministri i Drejtësisë ishte në vizitë me kolegun e tij në Turqi dhe siç u njoftua nga Ministria e Drejtësisë, procedura gjyqësore ka përfunduar, presim të plotësohen dokumentet administrative dhe presim që Ljupço Palevski të ekstradohet”, tha Avramovska Madiq.

Në konferencën e sotme për media, Avramovska Madiq në pyetjen e gazetarit se si e komenton letrën që Ljupço Palevski ua ka dërguar mediave përmes partisë së djathtë, thotë se nuk dëshiron ta komentojë atë, sepse gjithçka që ka të bëjë me procedurat gjyqësore mund të keqkuptohen në publik dhe të dëmtojnë vetë procedurën.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe homologu i tij turk Yilmaz Tunc zhvilluan një takim muajin e kaluar ku biseduan për procedurën e ekstradimit të Ljupço Palevskit, gjatë të cilit Lloga u njoftua nga kolegu turk se gjykimi për Palevskin ka përfunduar dhe procedurat administrative pritet të përfundojnë gjithashtu.

Pas sjelljes së tij në vend, Palevski sipas vendimit të gjykatës do të mbahet në një institucion penal ndërsa procedurat para organeve të drejtësisë vazhdojnë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button