Vritet një 14-vjeçar në Prilep
Vritet një 14-vjeçar në Prilep

Një djalë 14 vjeçar është gjetur mbrëmë pa shenja jete me plagë të shumta të shkaktuara nga therrje me thikë në qendër të Prilepit. Ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit ku të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar kishin dështuar.
“Në orën 19:35 morëm një telefonatë për ndërhyrje në bulevard. Konstatuam se personi kishte më shumë gjakderdhje të jashtme, nuk jepte asnjë shenjë jete. Ai u transferuar në repartin e anestezisë dhe reanimacionit në spitalin e qytetit, por të gjitha përpjekjet për reanimim kanë rezultuar të pasuksesshme, na tha mjeku kujdestar në Shërbimin e Urgjencës në Prilep”, thuhet në komunikatën e MBP-së.
Policia dhe prokurori themelor publik kanë bërë hetim në vendin e ngjarjes.
“Ngjarja tragjike ka ndodhur mes orës 19:00-20:00. Sipas informacioneve fillestare, djali është sulmuar me një mjet të mprehtë, ende nuk dihet nëse nga një apo më shumë persona. Është sulmuar para objektit nëntëkatësh në qendër të Prilepit. Ai është gjetur me shumë plagë dhe i mbuluar në gjak në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev”, me gjasë ka tentuar të largohet nga vendi i sulmit. Është urdhëruar obduksioni i trupit për të konstatuar shkaqet e vdekjes”, tha prokurori publik Stevço Binoski. /Alfax.mk/



