Dramë në aeroportin e Beogradit, evakuohen pasagjerët për shkak të kërcënimit me bombë (VIDEO)

Një dramë e vërtetë ka ndodhur sonte në aeroportin “Niklolla Tesla” në Beograd, pasi kanë marrë një lajmërim anonim për një bombë.
Pas raportimit të bombës, udhëtarët janë evakuuar menjëherë. Trafiku në aeroportin e Beogradit është ndërprerë për shkak të raportimit për një bombë në aeroplanin e kompanisë Air Montenegro dhe disa kompanive të tjera.
Siç mësohet jozyrtarisht, piloti ka marrë një alarm për bombë gjatë një fluturimi, pas çka ka lajmëruar policinë, pasi njëri prej pasagjerëve ka menduar se ishte i dyshimtë.
“Raportimmi për bombën erdhi në momentin kur avioni ishte në tokë. Avioni është duke u kontrolluar nga shërbimet e sigurisë së Republikës së Serbisë, ndërsa pasagjerët dhe ekuipazhi do të jenë të sigurt derisa të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme. “, njoftuan nga kompania “Air Montenegro”, njëri prej aeroplanëve të të cilëve është pre e kontrollit.
Në vazhdim video amatore nga paniku në avion.



