Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbledhje urgjente për Gazën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim me dyer të mbyllura sonte, më 29 shkurt, pas vdekjes së rreth njëqind personave, të cilët sipas raportimeve mediatike, u vranë  nga ushtarët izraelit gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore në Rripin e Gazës.

Sipas informacioneve nga autoritetet shëndetësore në Gaza, më shumë se 100 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në më shumë se 30,000.

Zyrtarët e spitalit fillimisht raportuan një sulm izraelit ndaj turmës, por dëshmitarët më vonë thanë se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndërsa njerëzit po hiqnin miellin dhe mallrat e konservuara nga kamionët, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë mbi rolin e ushtarëve në incident.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button