E rrallë! 11-vjeçarja palestineze raporton nga lufta në Gaza

Ndëkohë që OKB ka ngritur alarmin se fëmijët në Gaza po për ballen me një krizë urie, e cila mund të marrë përmasa të frikshme ditët ë vijim nëse nuk arrihet një armëpushim, një vogëlushe 11-vjeçare po bën xhiron e rrjetit pasi në rolin e reporteres së luftës.

Sumayya Wushah është një reportere 11-vjeçare lufte në Gaza, e cila thotë se u frymëzua nga Shireen Abu Akleh për të treguar historitë e Palestinës, raporton Aljazeera.

Ajo raporton çdo ditë për situatën e luftës atje dhe thekson se nuk ka frikë nga asgjë.

“Kjo është shtëpia ku 17 njerëz u martirizuan. Tani po qëndroj pranë furrës së bukës Al-Sofara. E vetmja furrë në Nuseirat e cila është funksionale. Siç e shohim shumë njerëz po qëndrojnë në radhë për një fetë bukë”, raporton ajo mes rrënojave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button