Azizi: Akoma pa filluar fushata, opozita në avantazh 2 me 1 ndaj BDI-së

Adnan Azizi nga Lëvizja BESA përmes rrjetit social facebook ka publikuar fotografinë e sondazhit ku Opozita duket në avantazh 2 me 1 ndaj BDI-së, ku mes tjerash shkruan se ky është lajmi i madh i vërtetë, përcjellë Zyrtare.

Adnan Azizi nga Lëvizja BESA përmes rrjetit social facebook ka publikuar fotografinë e sondazhit ku Opozita duket në avantazh 2 me 1 ndaj BDI-së, ku mes tjerash shkruan se ky është lajmi i madh i vërtetë.

Ja postimi i plotë:

“Lajmi i madh dhe i vërtetë është në këtë fotografi! Akoma pa filluar fushata, opozita është në avantazh dy me një ( 2:1 ).

Nuk ju ndihmojnë aspak spinat demode se “opozita do të përçahet”, “ja kush është prijësi i opozitës”, “nisi lufta për pushtet” e të tjera!

Ju shumë mirë e dini se në këto zgjedhje, Kryefjala është Qytetari Shqiptar, që me çdo kusht kërkon ndryshimin. E sa herë që ju lëshoni spina kundër opozitës, aq më shumë qytetatët mbështesin opozitën. Tashmë çdo anketë e analizë tregon se mbi 2/3 e qytetatëve janë deklaruar pro ndryshimit.

Dëshmi e keni edhe këtë tabelë, e cila është vetëm njëra nga treguesit e fitores së madhe të 8 majit.

Se desh harrova, aq të sigurtë jeni se do të humbni, saqë filluat publikisht ti lëpiheni VMRO-së!

8 maji është afër!“ – ka shkruar Adnan Azizi. /Zyrtare.net

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button