Japonia i dha RMV-së 300 mijë euro për projekte

Japonia ka dhuruar mbi 300.000 euro për pesë projekte në Maqedoninë e Veriut edhe atë në shëndetësi, arsim dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ambasadori i Japonisë Kazuja Ocuka dje nënshkruajti pesë marrëveshje për “Grant ndihmë të projekteve të vogla për siguri të njerëzve”, me qëllim që të përmirësohen nevojat themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut.

Paratë janë për qëllim që të furnizohet rëntgen për Shtëpinë e Shëndetit Negotinë, automjet komunal për Komunën Rankovc, ultrazë për Spitalin e Specializuar për Geriatri dhe Mjekësi Paliative në Shkup “13 Nëntori”, për rikonstruim të çatisë së shkollë “Rade Kratovçe” në Komunën e Koçanit dhe për rinovimin e dyerve dhe dyshemeve të Klinikës së Kirurgjisë Digjestive në Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button