Pentagoni kundërshton armëpushimin në Gaza, thotë se Hamasi mund të rigrupohet

Pentagoni tha sot se nuk miraton armëpushimin në konfliktin midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, raporton Anadolu.
“Nuk mbështesim një armëpushim në atë që i jep kohë Hamasit për t’u rigrupuar, gjë që do të rrezikonte qytetarët izraelitë dhe të tjerët”, tha zëdhënësi Pat Ryder në një konferencë për shtyp.
Ai tha se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin “po bën përpjekje për një pauzë të mundshme humanitare”.



