Protesta/ Rama: Nuk kam interes për opozitën, janë konglomerate

“Nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk e ndjek opozitën, sepse s’kam asnjë interes dhe asnjë arsye për hir të së vërtetës që të jem i vëmendshëm se çfarë bën ajo që ju e quani opozitë”.

Kështu u shpreh një prononcim për mediet nga selia e PS, pas mbledhjes online të Asamblesë së PS Kryeministri Edi Rama në lidhje me protestën e opozitës një ditë më parë para kryeministrisë.
“Ajo nuk është opozita, ata janë konglomerate, grupe”, vijoi Rama më tej.

I pyetur për situatën në parlament, Rama tha se, “ligjet kalojnë në një kohë shumë të shkurtër sepse nuk ka në sallë kushte për t’i kaluar në një kohë të gjatë. Në momentin e që në sallë krijohen kushte për t’i kaluar në një kohë të gjatë, ligjet do të kalojnë në një kohë të gjatë, domethënë në kohën e nevojshme për t’i debatuar, për t’u ballafaquar. Por për sa kohë nuk ka kushte normale, që nuk vijnë nga ne, për aq kohë ligjet do të kalojnë ashtu siç kalojnë, sepse ligjet nuk i ndalon dot askush”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button