SHGM reagon për Kovaçevskin që etiketoi dhe sulmoi media

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësim serioz për deklaratat e z. Dimitar Kovaçevski, të cilat krijojnë tensione të panevojshme ndaj gazetarëve, sidomos në periudhën parazgjedhore, thonë nga SHGM, raporton Alfax. Sipas tyre, fjalori politik negativ dhe agresiv ndaj gazetarëve rrit rrezikun e sulmeve ndaj tyre si dhe cenon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar siç duhet.

“Sqarojmë se në tribunën e partisë të mbajtur më 19 shkurt, Kovaçevski përdori një fjalim të turpshëm ndaj gazetarëve, duke i futur në të njëjtin kosh të gjithë profesionistët e medias dhe ndër të tjera tha: “Epo, atëherë do të vihen në funksion mediat e një partie politike”. Dhe pastaj do të vijnë në vete, por do jetë vonë… Dhe ku do të vrapojnë? Në LSDM. Pse? Për të rivendosur demokracinë e tyre. Por ata u shitën vetë”, shpjegon SHGM.

SHGM kujton liderët e partive se deklarata të tilla mund të interpretohen si ndikim dhe presion politik mbi lirinë e medias dhe pavarësinë editoriale në periudhën parazgjedhore.

“Ne theksojmë sërish se nëse politikanët kanë dilema apo mosmarrëveshje lidhur me mënyrën e raportimit të mediave apo gazetarëve të caktuar, në vend që të ndajnë kualifikime personale të papërshtatshme në tubime partiake apo në publik, ata mund të paraqesin ankesë pranë organeve vetërregulluese të medias…SHGM apelon te të gjitha subjektet politike që të respektojnë rolin e gazetarëve, por edhe për qetësi, dialog dhe respekt për lirinë dhe profesionalizmin e medias, gjëra që janë vendimtare për një shoqëri demokratike dhe zgjedhje të ndershme”, shkruan në reagimin e SHGM-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button