VMRO: Dënojmë kërcënimet e Kovaçevskit ndaj mediave

Mile Lefkov nga VMRO DPMNE dënon ashpër siç thotë deklaratat kërcënuese të kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski ndaj mediave, raporton Alfax.

“Shprehim dënimin dhe neverinë më të ashpër ndaj deklaratave të Kovaçevskit për media, të cilat mund të përkufizohen plotësisht si deklarata për censurë dhe kërcënime ndaj të gjitha mediave në Maqedoni. Kur Kovaçevski u dërgon një mesazh mediave se do të ulërijnë përsëri në bodrume, është një sulm i paprecedentë ndaj lirisë së mediave”, deklaroi Lefkov.

“- Shumica e televizioneve kombëtare na kujtojnë se si duket viti 2006, dhe na kujtuan, prandaj dua t’u them: Ata morën anë për kot, do të ulërijnë përsëri në ndonjë bodrum.
– Epo, kur media do të vihet në funksion të partisë politike, dhe ata e shitën veten, po shiten akoma, sikur bitcoin-i, e blen kur është më i lirë dhe prandaj kanë shkuar atje tani, dhe këtë duhet ta them, pra nesër le të inatosen, SHGM do të lëshojë reagim, do të thërrasin për të kërkuar falje, ne do të kërkojmë falje”, ka deklaruar Lefkov duke cituar disa nga deklaratat e ish kryeministrit.

Lefkov kujtoi edhe sulmet e Ali Ahmetit ndaj mediave kombëtare maqedonase, raporton Alfax.

“Kujt po i shërbejmë me këto ndarje që po bëhen? Natyrisht, armiqtë e shqiptarëve, duartrokasin, Alfa, Telma, Melma, ja kush janë ata, pati deklaruar Ali Ahmeti, të cilën gjë Kovaçevski e vazhdoi dhe e përkrahu”, përfundon Kovaçevski.

VMRO DPMNE i bën thirrje BE-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të reagojnë ndaj kësaj sjellje që e quajnë kërcënim të drejtëpërdrejtë ndaj mediave dhe gazetarëve që nuk i përkrahin politikat e LSDM-së dhe BDI-së.Alfax.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button