Rreth 4 mijë fëmijë në RMV nuk kanë vaksinë kundër kollës së keqe

Rreth 4 mijë fëmijë janë konfirmuar se nuk kanë marrë vaksina të rregullta kundër kollës së keqe, sipas Qendrave për Shëndet Publik. Me shpalljen e epidemisë së pertusisit janë vaksinuar 984. Epidemiologët thonë se 23 për qindëshi i fëmijëve të vaksinuar duhet të shtohet më tej, për të arritur imunitetin kolektiv.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale sqaron se ka inspektime në terren ku kontrollohet nëse ka fëmijë të regjistruar në kopshte që nuk kanë vaksinë. Por ministrka nuk ka sqaruar pse nuk zbatohet rekomandimi i Qendrës së Shëndetit Publik për epidemi dhe u bëjnë thirrje kopshteve të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar.
Epidemiologët e shpjegojnë rëndësinë e vaksinës pikërisht me faktin se në qytetet ku vaksinimi është mbi 90 për qind nuk ka asnjë rast të kollës së keqe. Rajone të tilla janë Koçani, Berova, Pehçeva.



