Kanë mbërritur 20 mijë formularë pasaportash, të mjaftueshme vetëm për raste urgjente

Ministria e Brendshme ka marrë vetëm 20 mijë nga 400 mijë formularë të porositur të pasaportave. Kaq ka dorëzuar furnizuesi. Kjo është vetëm 5 për qind e marrëveshjes, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai thotë se me një akt të veçantë janë ndryshuar kushtet e marrëveshjes origjinale, e cila parashikonte shumë më shumë formulare. Kjo do të duhet të hetohet se si janë ndryshuar kushtet, tha ministri.
Ministria e Brendshme ka apeluar sot tek deputetët që të bëjnë ndryshime ligjore për dokumentet e udhëtimit, sipas të njëjtit parim siç është bërë për patentë shoferët.
Ministria e Punëve të Jashtme së fundmi përmes njoftimeve informoi se përfaqësitë diplomatike-konsullore në Mynih, Bon, Bern dhe Veneci tashmë janë duke punuar në dy turne për lëshimin e pasaportave për shtetasit e Maqedonisë. Kjo do të zgjasë deri në normalizimin e situatës dhe uljen e kërkesave të qytetarëve tanë për shërbime konsullore.
Për këto 20 mijë formularë, përparësi do të kenë ata qytetarë që kanë paguar për dhënien e pasaportës me procedurë urgjente dhe personat me urgjencë mjekësore.
Toshkovski thotë se vendi është në këtë gjendje për shkak të mosveprimit të lidershipit të mëparshëm.



