Shqiptohen 815 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 815 shoferë.

MPB njofton se prej tyre pesëdhjetë e dy shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse trembëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar, si dhe është konstatuar se 397 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 418 shoferë jashtë vendeve të banimit.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB-ja.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button