LSDM nuk do ta mbështesë Ahmetin nëse kandidon për president

LSDM-ja e ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë Ali Ahmetin nëse hyn në garë për president. Kryetari i kësaj partie Dimitar Kovaçevski ka thënë se ata do të kenë kandidatin e tyre të cilin BDI mund ta mbështesë ose jo, por ata nuk do e mbështesin kandidatin e tyre.
Mundësinë e hyrjes së Ahmetit në garën presidenciale e ka bërë të ditur Grubi në rrjetet sociale, ndërsa nga BDI deri më tani nuk ka asnjë konfirmim apo mohim.
Kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari ndërkohë i bëri thirrje të hyjë në garën presidenciale ku tashmë presin Vankovska nga Levica dhe profesor Vello Markovski nëse arrijnë të mbledhin nënshkrimet e nevojshme.
VMRO-DPMNE do ta zyrtarizojë kandidatin e saj në konventën e 2 marsit dhe deri në këtë moment shanset më të mëdha i kanë profesorët Siljanovska dhe Spasenovski.
Në LSDM, pas problemeve me pasaportat, Spasovski duket se ka gjithnjë e më pak shanse për të hyrë në garën presidenciale, kështu që sipas informacioneve jozyrtare beteja po zhvillohet mes Pendarovskit dhe Shekerinskës.
Maksim Dimitrievski dhe Stevço Jakimovski poashtu paralajmëruan kandidatët e tyre për president.



