Aliu: Shumicën në Kongres, në Kuvend dhe në Kryesi të ASH-së e ka Arben Taravari

Azir Aliu nga radhët e Aleancës së Taravarit në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se Kongresi i jashtëzakonshëm që do të mbahet të dielën nga krahu i Selës në ASH është i jashtëligjshëm.

Aliu gjithashtu tha se kanë dëshmi që krahu i Selës në ASH ka bërë falsifikime dhe uzurpime të identitetit të kuvendarëve.

“Partia, vula, kryetari dhe shumica është në Aleancë për Shqiptarët. Pra, ne do të shkojmë, me llogo, me vulë dhe me mburrje në këto zgjedhje me llogon Aleanca për Shqiptarët. Duhet të kenë 2/3 e kuvendarëve legjitim të Kuvendit të partisë, por kanë votuar siç thash më lartë vetëm 69 prej tyre. Konstatojmë se kjo është shkelje e rëndë e statutit të partisë, por edhe vepër penale pasi nënkuptohet se është bërë manipulim i listës së kuvendarëve dhe në fund, përveç shkeljeve satutare të konfirmuara siç përmenda dhe të tjerave që jemi në proces për t’i konfirmuar” deklaroi Aliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button