BDI tani përplaset edhe me Kosovën

Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmjen e djeshme organizoi pritjen tradicionale me rastin e pavarësisë së shtetit, përcjell TV21. Shënimi i 16 vjetorit të shtetësisë në Shkup duket se është bojkotuar në heshtje nga partitë e pushtetit.

Në eveniment nuk u panë përfaqësues të LSDM-së, ndërsa BDI u përfaqësua në nivel të zëvendësministrave, respektivisht mori pjesë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, por edhe zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Për dallim prej partive politike shqiptare në pushtet, në ngjarje ishin të pranishëm liderët e partive opozitare shqiptare. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ai i Alternativës, Afrim Gashi, por edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Në ngjarje nga VMRO-DPMNE ishte prezent ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.



